E Martë, 3 Nëntor 2026

TEA, aplikacioni që orienton udhëtimin e turistëve në Shqipëri

Turistët që vizitojnë Shqipërinë kanë mundësi të njohin destinacionet, eventet kulturore etj., nëpërmjet aplikacionit TEA (Tourism Events of Albania).

TEA është kalendari digjital i turizmit, është një platformë e mirorganizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Këtë vit kalendari turistik i eventeve verore vjen i harmonizuar në aplikacionin TEA.

Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe me të gjitha bashkitë e vendit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›