E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Nisin kalimet e para të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit

TEHERAN, 8 prill /ATSH/ – Autoritetet e Iranit kanë raportuar se kanë nisur kalimet e para të Ngushticës së Hormuzit që nga marrëveshja e armëpushimit SHBA-Iran.

Sipas të dhënave të MarineTraffic, qindra anije mbeten në rajon, duke përfshirë 426 anije cisterna, 34 transportues LPG dhe 19 anije LNG, shumë prej të cilave kishin ngecur praktikisht gjatë mbylljes së Ngushticës.

Anija transportuese NJ Earth, në pronësi greke, kaloi Ngushticën në orën 08:44 ndërsa anija Daytona Beach me flamur të Liberisë kaloi tranzit më herët.

Çmimet e gazit natyror në Evropë ranë ndjeshëm sot, pas arritjes së një armëpushimi të përkohshëm për të ndalur luftimet në Iran, me kontratat kryesore të ardhshme që regjistruan rënie deri në 20%. Kjo është ulja më e madhe ditore në më shumë se dy vjet.

Në bursën e Amsterdamit, çmimi i kontratës TTF për dorëzimin e gazit muajin e ardhshëm ra 17%, duke arritur në 44,13 euro për megavat-orë (53,61 dollarë/MWh).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur një “fitore të plotë” pas arritjes së marrëveshjes për një armëpushim dyjavor me Iranin, ndërsa ende mungon një reagim zyrtar nga Izraeli mbi zhvillimet e fundit, sipas BBC.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›