TEHERAN – Seri sulmesh iraniane ndaj vendeve të Gjirit

TEHERAN, 11 mars /ATSH-ANSA/ – Irani ka nisur sulme me raketa dhe dronë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kundër bazave amerikane në Al Udeid në Katar, Kampin Arifjan në Kuvajt dhe Harir në Irak, sipas një deklarate nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në X.
Lëshimet masive iraniane shënjestruan gjithashtu Flotën e Pestë Detare të SHBA-së në rajon, dhe “infrastrukturën operative të ushtrisë amerikane.
Një postim tjetër ky u quajt “operacioni më shkatërrues dhe i rëndë që nga fillimi i luftës.
Një predhë e panjohur goditi gjithashtu një anije mallrash në Ngushticën strategjike të Hormuzit në kufirin me Iranin, duke shkaktuar një zjarr dhe duke detyruar ekuipazhin të evakuohej, sipas një agjencie britanike të sigurisë detare.
Izraeli nga ana e tij kreu një sulm ajror i cili goditi qendrën e Bejrutit, Liban, për herë të dytë që nga fillimi i luftës.
Ndërkohë, djali i presidentit Masoud Pezeshkian ka deklaruar se udhëheqësi i ri Mojtaba Khamenei është i sigurt pavarësisht se është plagosur në sulmet SHBA-Izrael.
Khamenei u “pranua në Spitalin Sina me plagë të rënda në këmbë dhe bark pasi u shënjestrua së bashku me familjen e tij gjatë sulmeve amerikane-izraelite më 28 shkurt, në të cilat u vranë babai i tij, udhëheqësi i ndjerë Ali Khamenei dhe disa anëtarë të familjes”. /os/