E Martë, 3 Nëntor 2026

TEKSAS – 28 viktima pas përmbytjeve, 78 në total

UASHIGNTON, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Zyrtarët në Teksas kanë konfirmuar se të paktën 28 ​​fëmijë vdiqën kur përmbytjet e forta goditën shtetin amerikan, të premten e kaluar.

Sherifi i qarkut Kerr, Larry Leitha, tha në një konferencë për shtyp se 68 persona kishin vdekur në qark, përfshirë 40 të rritur dhe 28 fëmijë.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se të paktën 10 persona në zona të tjera të Teksasit ishin gjetur gjithashtu të vdekur, duke e çuar numrin e konfirmuar të vdekjeve në të gjithë shtetin në të paktën 78.

”Të paktën 41 persona dihej se ishin të zhdukur”, shtoi Abbott.

Autoritetet lokale thanë se ende po kërkonin 10 fëmijë të zhdukur nga një kamp veror i krishterë.

I vendosur pranë lumit Guadalupe, kampi po akomodonte më shumë se 750 fëmijë kur përmbytjet goditën pas reshjeve të dendura të shiut.

“Ai dhe lumi që rrjedh pranë tij u shkatërruan tmerrësisht në mënyra që nuk i kam parë në asnjë fatkeqësi natyrore”, shkroi Abbott në X pasi vizitoi pasojat në kampin Mystic.

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, tha më parë se lumi ishte rritur me gati tetë metra në një kohë shumë të shkurtër në orët e para të mëngjesit, ndërsa shumë viktima ishin ende në gjumë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mundësuar ndihmë shtesë federale për zonën e prekur./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›