E Diel, 1 Nëntor 2026

TEL AVIV – Burime izraelite: Vritet Erfan Soltani, simbol i protestave në Iran

TEL AVIV, 18 janar /ATSH/ – Sipas burimeve të raportuara nga llogaria X në gjuhën perse të ministrisë së Jashtme izraelite, Erfan Soltani, i riu iranian që u bë simbol i protestave në Iran, “u vra brutalisht ndërsa ishte në paraburgim të Republikës Islamike”, shkruan rainews.it.

I arrestuar gjatë një demonstrate me akuzën e propagandimit kundër sistemit islamik dhe veprimit kundër sigurisë kombëtare, ai u dërgua në burg në Karaj, jashtë Teheranit.

Prokurorët iranianë kishin mohuar dënimin me vdekje në një deklaratë të raportuar nga televizioni shtetëror. Por që nga mbrëmja e djeshme, në mediat sociale është përhapur lajmi se Soltani është vrarë në të vërtetë.

Një i afërm i ngushtë i të riut zbuloi vrasjen e Erfan Soltanit në burgun e Karaj.

Informacioni u nda më pas në një postim në Instagram nga Sholeh Pakravan, nëna e Reyhaneh Jabbari, një grua e ekzekutuar në vitin 2014 për vrasjen e përdhunuesit të saj.

Aktualisht nuk është e qartë nëse gruaja ndodhet aktualisht në Iran apo jashtë vendit. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›