TEL AVIV – Izraeli konfirmon raund të ri bisedimesh paqeje me Libanin

TEL AVIV, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, konfirmoi sot se javën e ardhshme do të zhvillohet në Rome një raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit.
Sipas autoriteteve italiane, takimet pritet të mbahen më 15 dhe 16 korrik.
Sa’ar deklaroi se më pak se dy javë më parë, Izraeli, Libani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një marrëveshje historike kuadër, e cila ka hapur rrugën për vazhdimin e negociatave.
Ai theksoi se Izraeli nuk ka “ambicie territoriale ndaj Libanit”, duke shtuar se bisedimet synojnë të çojnë përpara procesin e nisur mes palëve. /Ad.Ab./ a.jor.