TEL AVIV – Izraeli shpall shtetrrethimin në Libanin jugor pas marrëveshjes së armëpushimit

BEJRUT/TEL AVIV, 28 nëntor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite njoftoi sot një tjetër shtetrrethim gjatë natës në Libanin jugor – një ditë pasi u arrit marrëveshja e armëpushimit me milicinë e Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
Një zëdhënës tha se ushtria ka ndaluar sot hyrjen në zonat kufitare në jug të lumit Litani midis orës 17:00 dhe 7:00 të mëngjesit të nesërm.
“Për sigurinë tuaj, ju duhet të ndiqni këto udhëzime. Ushtria njoftoi një shtetrrethim të ngjashëm dje në mbrëmje”, tha zëdhënësi.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Hezbollahu duhet të tërhiqet pas lumit Litani, i cili rrjedh rreth 30 kilometra në veri të kufirit me Izraelin.
Forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht nga Libani brenda 60 ditëve.
Megjithatë, ushtria izraelite tha se aktualisht është ende duke ndërmarrë veprime kundër anëtarëve të Hezbollahut në zonë, të cilët po shkelin marrëveshjen. //a.i/