TEL AVIV – Sulm izraelit kundër Hezbollahut në jug të Libanit

BEJRUT, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Izraeli sulmoi sot një seli të Hezbollahut në zonën Nabatiyeh në jug të Libanit, njoftoi ushtria izraelite.
Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, të paktën tetë persona u plagosën në sulm, përfshirë katër fëmijë dhe tre gra.
Ushtria izraelite tha se sulmi kishte si qëllim një objekt të Hezbollahut në Nabatiyeh, duke argumentuar se prania e anëtarëve të Hezbollahut në zonë shkel marrëveshjet e mëparshme midis Izraelit dhe Libanit.
Ajo akuzoi grupin se po rindërton infrastrukturën e tij ushtarake “duke rrezikuar civilët libanezë dhe duke i përdorur si mburoja njerëzore”.
Një burim i sigurisë libaneze tha se avionët luftarakë izraelitë kryen një sulm me raketa në Nabatiyeh duke goditur një ndërtesë civilësh.
Ekipet lokale të mbrojtjes civile evakuan banorët nga ndërtesat përreth për shkak të frikës nga bombardime të mëtejshme.
Ky sulm ndodh në një kohë kur lufta në Gaza po përshkallëzohet më tej. /Ad.Ab./