TEL AVIV – Trump mbërrin në Izrael përpara samitit të Egjiptit për Gazën

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Izrael për t’u takuar me familjet e pengjeve dhe për t’iu drejtuar anëtarëve të Knesset (parlamenti izraelit) përpara se të udhëtonte për në Egjipt për një samit mbi Gazën.
Trump u prit në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Ai zbarkoi në Izrael menjëherë pasi shtatë të burgosur të liruar nga militantët e Hamasit të cilët iu dorëzuan ushtrisë izraelite nëpërmjet Kryqit të Kuq.
Hamasi deklaroi se ‘’të 20 pengjet e gjalla që mbaheshin ende në Gaza do të lirohen sot në këmbim të më shumë se 1 900 të burgosurve palestinezë që mbaheshin nga Izraeli’’.
Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One gjatë fluturimit, Trump deklaroi se lufta midis Izraelit dhe Hamasit “ka mbaruar”.
Trump dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi do të bashkë-kryesojnë një takim në Sharm el-Sheikh.
Eventi synon të konsolidojë armëpushimin e brishtë që Trump ndihmoi të ndërmjetësonte dhe të promovojë paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Lindjen e Mesme.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. /os/