TURQI – Të paktën 10 të vdekur nga zjarri pyjor

STAMBOLL, 23 korrik /ATSH-DPA/- Të paktën 10 persona jane raportuar të vdekur për shkak të një zjarri pyjor në rajonin perëndimor turk të Eskishehirit.
Pesë prej tyre ishin punonjës pyjorë dhe pesë te tjere nga ekipi i Ndihmës Emergjente për Fatkeqësitë”, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Ibrahim Yumakli.
Disa persona të tjerë thuhet se po trajtohen në spital. Yumakli tha se era kishte ndryshuar papritur drejtimin, duke bërë që punonjësit të mbeteshin të bllokuar mes flakëve.
Për ditë të tëra, shërbimet e emergjencës kanë luftuar me disa zjarre pyjore në Turqi.
Për shkak të kushteve të thata, zjarret mund të përhapen më shpejt. Erërat e forta po i bëjnë më të vështira përpjekjet për shuarjen e zjarreve. //a.i/