E Martë, 3 Nëntor 2026

TURQI – Zjarret çojnë në evakuime masive për shkak të nxehtësisë ekstreme

STAMBOLL, 8 gusht /ATSH-DPA/- Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në Turqinë veriperëndimore çoi në evakuime dhe mbylljen përkohësisht të Ngushticëse së Dardaneleve për anijet, ndërsa avionët dhe ekipet tokësore u angazhuan për të vënë zjarrin nën kontroll, thanë sot autoritetet lokale.

“Zjarri shpërtheu në tokë bujqësore pranë fshatit Saricaeli në Provincën Çanakale dhe u përhap në pyllin aty pranë për shkak të erërave të forta”, thanë autoritetet.

“Tetë avionë, katër helikopterë, dhjetëra kamionë zjarrfikës dhe makineri të rënda u vendosën në punë”, shkroi guvernatori i Çanakalesë Omer Toraman në X.

“Dardanelet – një rrugë ujore kyçe që lidh detin Egje me detin Marmara – u mbyllën në të dy drejtimet për të lejuar avionët e zjarrfikësve të vepronin pa pengesa”, tha transmetuesi shtetëror TRT.

“Autoritetet evakuuan 52 banorë nga një strukturë private kujdesi dhe dy persona nga një kullë transmetimi”, tha zyra e guvernatorit.

Një kampus universitar lokal u evakuua gjithashtu.

Turqia ka luftuar me zjarre në të gjithë vendin për javë të tëra mes kushteve të nxehta, të thata dhe me erë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›