Tafaj: Transparencë në emërimet e mësuesve, PS: Sistemi i politizuar
TIRANË- Deputetë të Partisë Socialiste në komisionin e Edukimit dhe Medias kanë lëshuar akuza të forta në drejtim të sistemit arsimor në vend si dhe strukturave drejtuese në rrethe duke i cilesuar ato si te korruptuara, dhe klienteliste.
Deputetët socialistë, Marko Bello dhe Alfred Dalipi, thanë se në disa rrethe, këtë vit të ri shkollor janë emëruar në krye të drejtorive arsimore dhe shkollave, persona të cilët nuk kanë punuar asnjë herë në arsim.
Nga ana e tij ministri i arsimit Myqerem Tafaj ka pranuar ekzistencën e fenomeneve korruptive në arsim, kryesisht ne marrjen apo pushimet nga puna të mësuesve, ndërsa u shpreh i sigurte se kjo gjë do të marrë fund pasi mësuesit t’i nënshtrohen provimit të shtetit.
"Monitorimi i emërimeve në zyrat rajonale është intensiv. Në çdo rast që kemi pasur sinjalizime nga mësues apo deputetë, kemi dërguar inspektoruatin për verifikime. Kemi një përmirëism të ndjeshë në këtë drejtim, këtë e tregojnë dhë studimet, por lufta kundër korrupsionit në lidhje më emerëimet e mësuesve është konstante",- u përgjigj Tafaj.
Ndërkohë ministri Tafaj sqaroi se emërimi i mësuesve dhe rekrutimi i tyre do të përfshihet në një proces të ri, për të cilin Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, po përgatit një projekt.
"Në fund të këtij vitit shkollor do të kemi paketën e plotë të procedurave transparente të emërimive të mësuesve, shpalljen e pozicionve të punës, dhe rekrutimin e tyre. Ky është një projekt që po punojmë dhe jam optimist që brenda këtij viti do të kemi një situatë krejt tjetër për emërimin e arsimtarëve", deklaroi ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Tafaj: Transparencë në emërimet e mësuesve, PS: Sistemi i politizuar