E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tafani: Vizita e Ivankës në Shqipëri në një ditë me Forumin e Davos mund të mos ketë qenë rastësi

“Vizita e Ivanka Trump në Shqipëri dhe Forumi i Davosit në të njëjtën ditë mund të mos ketë qenë rastësi”, kështu deklaroi analisti Endri Tafani në Quo Vadis në Vizion Plus.

Tafani tha se vizita e Ivankës në vendin tonë mund të ketë qenë e koordinuar, pasi Ramës i ka konvenuar të mos shkonte në Davos, për të mos qenë në një tryezë me Bjellorusinë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e pe mungesën e Ramës në Davos?

Tafani: Ka një rastësi të çuditshme sot: ishte takimi në Davos dhe ishte edhe vizita e Ivankës në Shqipëri. Mund të ketë pasur koordinim që Rama të mos ishte në Davos.

Borakaj: Pse nuk i shërbente Ramës të mos ishte atje?

Tafani: Që të mos ishte në një tavolinë me Bjellorusinë, pasi BE-ja ka thënë që nuk do të jetë atje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›