E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri Gjykates do i argumentojkorrupsionin e familjes Berisha

TIRANE- Deputeti socialist Saimir Tahiri eshte paraqitur sot ne Gjykaten e Shkalles se Parte te Tiranes per tu perballur me procesin gjyqesor civil ku ai eshte i paditur per shkaktim demi moral dhe egzistencial nga dy femijet e kryeministrit Berisha Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha.

Pas seances gjyqesore Tahiri tha se kishte refuzuar pajtimin me qellim argumentin ne gjykate akuzat per korrupsion ndaj kryeministrit dhe famijles se tij.
Refuzova pajtimin. Do argumentoj pse kryeministri e familja e tij jane te perfshire ne korrupsion. Llumi ka dale ne siperfaqe.- deklaroi Tahiri.

Me pas Tahiri akuzoi qeverine se ka kapur gjyqesorin dhe po e perdor si kamzhik politik.
4 vjet nga Gerdeci asnje i denuar neser behet 1 vit nga 21 janari dhe asnje nga vrasesit nuk eshte denuar. Pushteti ka kapur gjyqesorin. Vazhdon pandeshkueshmeria per zyrtaret e larte. Pushteti perdor gjyqesorin si kamzhik politik

PADIA
Padia e dy femijeve te kryeministrit Berisha eshte regjistruar ne Gjykaten e Tiranes me 8 nentor. Ajo ka si objekt detyrimin e te paditurit Saimir Tahiri te shperbleje paditesen Argita Malltezi me demin pasuror dhe jo pasuror ne shumen e 4 milione lekeve dhe me te njejten shume te shperbleje edhe te vellane e saj Shkelzen Berishen.

Aktpadia i referohet nje deklarate te deputetit Tahiri dhene ne tetor te ketij viti ku shprehet se Sali Berisha eshte i korruptuar i biri dhe e bija jane te perfshire ne korrupsion. Dy femijet e kryeministrit qe te dy te diplomuar per juridik shprehen ne padine civile se u eshte shkaktuar nje dem moral dhe turbullim i padrejte i gjendjes shpirterore te pesuar nga fakti i paligjshem i deklaratave te paverteta shpifese dhe fyese. ne foto Argita Malltezi Shkelzen Berisha femijet e kryeministrit
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›