E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tajfuni godet Japoninë, evakuohen katër milionë njerëz

Tajfuni Shanshan ka goditur Japoninë, çka ka bërë që rreth katër milionë njerëz të evakuohen.

Sipas mediave të huaja Shanshan është tajfuni më i madh që ka goditur Japoninë në dekada. Gjithashtu bëhet me dije se mijëra fluturime janë anuluar dhe gjithashtu shërbimet e trenave u pezulluan.

Autoritetet japoneze paralajmëruan një situatë alarmante në disa qytete në prefekturën Oita të Kyushu dhe u bënë thirrje 57,000 njerëzve që të përgatiten dhe të tregohen të kujdesshëm.

Në fakt, autoritetet lëshuan një paralajmërim të nivelit 4, i dyti më i madhi, për të gjithë rajonin Kyushu, duke prekur një total prej 3.7 milionë banorësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›