E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajfuni godet Japoninë, mbi 1.6 milionë banorë urdhërohen të evakuohen

Japonia po përballet me tajfunin Dujuan, i cili ka detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e mbi 1.6 milionë banorëve në pesë prefektura, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio.

Stuhia ka sjellë erëra të fuqishme deri në 194 km/h dhe reshje të dendura, duke rritur rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime në nivelin më të lartë, duke e cilësuar situatën si “kërcënim të menjëhershëm për jetën”.

Transporti është paralizuar, rreth 300 fluturime janë anuluar, ndërsa shërbimet e trenave, përfshirë edhe shinkansen, janë pezulluar.

Ky është tajfuni i 25-të që godet Japoninë këtë vit, pjesë e një sezoni jashtëzakonisht aktiv stuhish në Paqësor, i nxitur nga fenomeni El Nino.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›