E Martë, 3 Nëntor 2026

Takim me banorët, Gjikuria: Kërkoj votën tuaj që bashkia t’u kthehet qytetarëve

Drejtuesit politikë të Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës dhe Himarës, të kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, zhvilluar këtë të martën takime në mbështetje të kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Në njësinë administrative Kuc dhe Vranisht, ku Noka, Bujar Leskaj dhe kryetarët lokalë të PD-së bënë thirrje për mbështetjen e z. Gjikuria si një “figurë e pastër e dinjitoze”.

“Zona juaj është harruar nga pushteti qendror dhe lokal. Askush në 11 vjet nuk është kujtuar për ju. Vuani nga mungesa e ujit, papunësia, asnjë investim. Në 11 vite nuk kanë denjuar të kujtohen, ndërsa tani vijnë gjithë hordhitë e administratës, SHISH, Policia, Tatimet e të gjithë këtu për t’ju shantazhuar. Refuzojini siç ju kanë refuzuar,” është shprehur sekretari Noka.

Z. Gjikuria premtoi se do të bëjë atë që nuk është realizuar “prej 12 vitesh”.

“Bashkia nuk pati forcën të planifikojë dhe materializojë ato çka nevojiten. Një kryetar bashkie partiak, zbatues i urdhrave të qeverisë, shpërdoroi shumë kohë për të bërë shumë pak”, tha Gjikuria.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›