E Martë, 3 Nëntor 2026

Takimi Gonzato- VonHorn: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

E ngarkuara me punë e SHBA-së, në Tiranë, Nancy VanHorn u takua të mërkurën me ambasadorin e BE-së, në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nga ana e ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Në këtë takim të dy zyrtarët riafirmuar angazhimin e përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen integrimin e Shqipërisë në BE.

“Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”, thuhet në postim.

Nga ana e tij, ambasadori Gonzato u shpreh se ishte kënaqësi takimi me VanHorn për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Në pritje të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, u shpreh ai.

“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses.”, thuhet në njoftim. 

Nancy VanHorn, e Ngarkuara e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mori detyrën në fillim të gushtit duke zëvendësuar David Wisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›