E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Macron-Zelensky në Paris: Nuk ka një plan të finalizuar paqeje për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp me Emmanuel Macron në Paris të hënën, përsëriti se asnjë diskutim mbi garancitë e sigurisë nuk mund të zhvillohet pa ukrainasit dhe evropianët.

Zelensky theksoi se qeveria e tij po bën çdo përpjekje për të arritur një fund të luftës , duke vënë në dukje se kjo duhet të bëhet “me dinjitet”.

Ai shtoi se vendi i tij ka nevojë për “garanci të forta sigurie” për të siguruar pavarësinë e tij.

“Rusia duhet ta ndalojë luftën që e nisi vetë. Është lufta e saj dhe duhet ta përfundojë”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se thelbi i qëndrimeve ukrainase mbetet i pandryshuar: “të ruhet pavarësia e Ukrainës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›