E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi me Melonin në Palazzo Chigi, Rama publikon fotot nga vizita në Itali

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një galeri fotosh nga takimi i ngrohtë që ai pati të enjten me homologen italiane Giorgia Meloni në “Palazzo Chigi”, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali.

Në pamjet e publikuara shfaqet pritja dinjitoze që Meloni i rezervoi kryeministrit shqiptar, ceremonia e takimit, momentet mes dy liderëve dhe prezantimi i delegacionit që shoqëron kreun e qeverisë në këtë vizitë.

Në foto duket qartë edhe përzemërsia e Meloni teksa takon anëtarët e delegacionit shqiptar, ku bënin pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›