E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi me kryebashkiakët/ Rama jep porositë: Jepni prioritet fshatit dhe tokave bujqësore!

TIRANË- Kryeministri i vendi Edi Ramat në takimin e mbajtur me të zgjedhurit vendorë, ka kërkuar që bashkitë t’i japin përparësi çështjeve të pronësisë në fshat.

Ai theksoi se fokus të veçantë duhet të ketë toka bujqësore, e cila duhet të pajiset me dokumentet e duhura të pronësisë.

“Prioritet t’i jepet fshatit dhe tokës bujqësore që punohet. Jo shkëmbinjve që merren nga bujq ose nga ndërtues të maskuar si bujq. U duhet dhënë prioritet tokës bujqësore, që punohet dhe shtëpive në fshat, sepse shtëpitë në fshat kanë problematikë të re se sa këto lloj kërleshjesh që janë bërë nëpër qytete, Bashkitë e vogla të fokusohen dhe ta mbarojnë sa më shpejt këtë punë”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›