Taksat, PD me tregtaret: Premtimet e Rames, boshe Rozeta Rapushi
Premtimi i kreut socialist, Edi Rama, per heqjen e taksave per biznesin e vogel, nuk besohet as nga tregtaret ne kryeqytet. Perkundrazi, drejtuesit e ketyre bizneseve, u shprehen dje se ky premtim nuk eshte gje tjeter vecse premtimi i radhes elektoral i kreut socialist. Keto ankesa, tregtaret e biznesit te vogel, ja bene dje gjate nje bashkebisedimi, perfaqesuesve te Partise Demokratike, Kryetarit te njesise bashkiake numer 9, Indrit Fortuzi dhe Eneida Guria ne hyrje te Rruges "Don Bosko". Ata u shprehen se premtime te tilla jane thjeshte dhe vetem elektorale. Madje tregtaret theksuan se Rama e kishte mundesine te jepte vizionin e tij per taksat per 11 vjet me radhe ne krye te Bashkise se Tiranes, por nuk e beri. Madje sipas tyre, emri i Edi Rames, eshte i lidhur ngushtesisht me rritjen e taksave. "Une jam shume i kenaqur me uljen e taksave. Natyrisht cdo ulje eshte e mirepritur. Sa i perket premtimit te Rames, ai e kishte mundesine kur ishte ne krye te bashkise, pse nuk i hoqi per 11 vjet. Per mendimin tim keto jane mashtrime"- u shpreh nje nga biznesmenet. Ata kerkuan dje gjithashtu me shume angazhim per reduktimin e informalitetit dhe konkurrences se pandershme. Gjate bashkebisedimit me tregtaret e vegjel, Kryetari i Njesise Bashkiake nr. 9, Indrit Fortuzi, i cilesoi premtimet e radhes qe jep Edi Rama, ne lidhje me heqjen e takses se biznesit te vogel, boshe. "E kane kuptuar qe premtimet boshe te kryetarit te opozite, jane premtime te cilat nuk jane mbajtur gjate kohes qe ai ka qene ne Bashkine e Tiranes dhe jane premtime boshe. Me vjen mire qe banoret dhe bizneset jane koshiente per pagimin e nje takse. Kuptohet qe ka probleme ne pika te ndryshme, por jane te kenaqur te pakten me punen dhe masat qe po merren nga Bashkia e Tiranes"- tha Fortuzi. Po keshtu edhe perfaqesuesja e PD-se, Eneida Guria tha se bizneset jane koshiente qe taksat te pakten kete vit dhe marredheniet me administraten e Bashkise se Tiranes jane te kenaqshme dhe jane pothuajse pergjysmuar ne krahasim me vitet e meparshme. "Na vjen mire qe edhe bizneset te cilet e ndjejne nivelin e taksave drejtperdrejte, pertej teorive ekonomike, ndajne po ashtu te njejtin mendim me ne, qe nje takse zero e para nuk ka sens dhe e dyta nuk ka shtet qe funksionon pa taksa fare. Ne do vazhdojme te bashkebisedojme me biznesin, do vazhdojme t'i percjellim pushtetit vendor, por edhe qendror, shqetesimet qe ata kane. Sepse jemi koshiente qe ka nevoje per permiresime", - u shpreh ajo. Sipas saj, gjithmone ka nevoje per t'i dhene frymemarrje biznesit dhe per kete arsye PD-se i vjen mire qe nismat e ndermarra nga Bashkia e Tiranes deri tani jane te mirepritura, por qe ata jane te hapur per te bashkebiseduar dhe per te permiresuar punen e kesaj bashkie, apo vet qeverise qendrore ne vijim.
Rama: Te hiqet sa me pare taksa per biznesin e vogel
Partia Socialiste premton se me ardhjen e saj ne pushtet, do te heqe taksen per biznesin e vogel. Prej kohesh, kreu socialist, Edi Rama, shprehet se kjo do te jete nje nga nismat e para qe socialistet do te ndermarrin per te ndihmuar biznesin e vogel qe per te majten, po vuan si pasoje e krizes ekonomike. Madje Rama ftoi kohe me pare edhe kryeministrin Sali Berisha, qe ta heqe nje ore e me pare taksen e biznesit te vogel dhe mos te lejoje rrenimin e ekonomise. Sipas tij, qeveria duhet ta beje menjehere kete hap. Pervec heqjes se takses se biznesit te vogel, Rama shprehet se duhet te kalohet nga taksa e sheshte tek taksimi i ndershem.