E Martë, 3 Nëntor 2026

Tapë në timon, polici shkakton aksident në Vlorë, shoferja përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në bulevardin “Vlorë-Skelë” pranë Poloklinikës së specialiteteve.

Dy automjete janë përplasur dhe një nga automjetet është kthyer përmbys, ndërsa është përfshirë nga flakët.

Nuk dihet ende nëse ka patur persona të lënduar, teksa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›