E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifa të reja për plazhet publike në Lezhë, shezlonet me çmime të diferencuara sipas zonës. Ndreu: Shmangim abuzimet

Nga 300 deri në 2 mijë lekë do të jenë tarifat për shezlonet këtë sezon në plazhet publike të Bashkisë Lezhë. Çmimet, të ndara sipas zonave dhe cilësisë së shërbimit, janë miratuar nga Këshilli Bashkiak. Mbi këtë skemë do të bazohen edhe cmimet nga strukturat hoteliere, me qëllim që të shmangen abuzimet e konstatuara gjatë viteve të shkuara. Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, tha se qytetarët do të kenë alternativa, nga paketat ekonomike deri tek ato më të shtrenjtat.

“Ajo që na ka shqetësuar vjet është kjo që strukturat hoteliere duke marrë stacionet e plazhit me aplikim në agjencinë e bregdetit dhe me konfirmim nga ana jonë kanë shitur shezlone. Hoteleritë i  kanë shitur sipas qfit të vetë deri duke e çuar çmimin deri 20 –të në kundra kohë me tavanin e çmimit që ne kemi vendosur ne si si bashki”, deklaroi kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

 Opozita i kundërshton tarifat, duke i cilësuar të larta dhe me ndikim në buxhetin e pushuesve.

“E shoh të paarsyeshme që ky ky ndryshim i kategorisë së shërbimit të paketës shezllën dhe çadër ta çojë tarifën e shërbimit në plazhet e menaxhuara nga bashkia në të njëjtat nivele me plazhet që menaxhohen nga subjektet private apo me stacionet e plazhit”, deklaroi këshilltarja e opozitës Alfrida Marku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›