Tarifat e pastudiuara, si pengese per liberalizimin e sigurimit Nga Fitnete Sula
Kryetare, Shoqata e Siguruesve te Shqiperise
Sfidat e liberalizimit te sigurimi te detyrueshem motorik ne Shqiperi nuk po kapercehen per shkak te liberalizimit te parakohshem dhe te pastudiuar te tarifave.
Ndertimi i nje tregu te qendrueshem dhe eficient kerkon bashkepunim me operatoret e tregut dhe marrjen e mendimeve te tyre nepermjet Shoqates se Siguruesve te Shqiperise, por deri tani SHSSH, si grup interesi, nuk ka qene pjese e diskutimeve ne hartimin e ligjeve per sigurimet si dhe ne amendimet e tyre.
Projekti i liberalizimit ka filluar zyrtarisht ne shtator 2011 dhe sipas projektit AMF do te asistohej nga Banka Boterore ne orientimin e drejte te procesit te liberalizimit.
Duke keqkuptuar liberalizimin, menjehere me fillimin e projektit te liberalizimit te tarifave ne muajin shtator 2011, disa shoqeri sigurimi miratuan tarifa me te uleta edhe se primi i rrezikut, njoftuan AMF dhe filluan aplikimin e tyre. Ulja e tarifave ndodhi pasi AMF, ne periudhen pergatitore (ne vitin 2010 dhe fillim vitin 2011) te propozimit per amendimin e Ligjit 10076, date 12.02.2009 “Per sigurimin e detyrueshem ne sektorin e transportit” nuk kishte studiuar hapat qe do te ndermerreshin pas liberalizimit.
AMF, ne muajin shtator 2011, u gjet e papergatitur, pa instrumente ligjore per te ndalur shitjen me tarifa te uleta, si dhe ne pamundesi konkrete te verifikimit te gjendjes financiare reale te kompanive, per t’i detyruar ato per mbajtjen e rezervave teknike te mjaftueshme per te perballuar pagesat e demeve.
Pervec miratimit te parakohshem te amendimit ligjor per liberalizimin (fundkorriku 2011), hyrja ne fuqi e tij nuk mund te behej 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare nderkohe qe AMF nuk kishte parashikuar nje kohe tranzitore dhe nuk kishte qe perpara miratimit te liberalizimit nje strategji te zbatimit te liberalizimit te tarifave.
Perafrimi i kuadrit aktual ligjor qe rregullon sigurimin e detyrueshem motorik me direktivat e BE-se, nuk mund te behej thjeshte vetem me amendimin e ligjit te sigurimit te detyrueshem, por duhet te ishin marre me pare nje sere masash graduale, pasi gradualiteti e kishte shoqeruar kete proces edhe ne vendet e BE qe kishin nje tradite shumevjecare te sigurimeve.
Per vete vendet e Bashkimit Evropian, parimi i lirise per vendosjen e tarifave eshte i koheve te fundit dhe buron nga direktiva qe lidhet me “lirine e ofrimit te sherbimeve dhe te drejtes se vendosjes” e vitit 1988, e ndryshuar ne vitin 1990 dhe 1992. Kjo periudhe perkon me fillimin e ndryshimeve demokratike ne Shqiperi, kohe ne te cilen makinat private ishin te ndaluara dhe sigurimet nuk njiheshin.
Vende te zhvilluara evropiane, si p.sh., Italia, ka qene vendi i fundit i Evropes Perendimore qe iu nenshtrua procesit te lirise se tarifave ne zbatim te direktives evropiane, ne vitin 1994.
Ne keto kushte ishte i parakohshem ndryshimi i legjislacionit per sigurimin e detyrueshem motorik, Ligji nr. 10455, date 21.07.2011 ”Per disa ndryshime ne Ligjin nr. 10076, date 12.02.2009 “Per sigurimin e detyrueshem ne sektorin e transportit”. Keto ndryshime lejuan liberalizimin e tarifave te sigurimit te detyrueshem, duke i dhene te drejten shoqerive te sigurimit te percaktojne vete tarifat e primit te sigurimit, sipas kushteve te tregut, pasi njoftohet zyrtarisht Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare.
Ne kushtet e Shqiperise, me nje tradite te re te sigurimeve, ku sigurimet konsiderohen takse dhe jo mbrojtje e interesave te publikut, ku edukimi nepermjet medias dhe menyrave te tjera te informimit mungon, nuk mund te aplikohet ne menyre te menjehershme e te pastudiuar liberalizimi i tarifave.
Ne kushtet e nje tregu te lire e rendesishme eshte te monitorohet shendeti financiar i operatoreve per angazhimet qe ata kane ndaj publikut dhe pergjegjesite per te shlyer demet sipas kontratave te lidhura me publikun. Por shendeti financiar i disa operatoreve te sigurimit eshte i dobet dhe kjo eshte arsyeja qe ata kerkojne te grumbullojne para me cmime sa me te lira, gje e cila po demton investitoret e fuqishem evropiane qe kane investuar ne tregun e sigurimeve ne Shqiperi.
Pavaresisht tarifave te liberalizuara te primit te sigurimit te detyrueshem, shoqerite e sigurimit krijojne rezervat teknike dhe provigjonet, jo me pak se niveli i rezervave teknike dhe provigjoneve, te percaktuara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Kjo eshte nje mase per te garantuar qe shoqerite te jene ne gjendje te vleresojne drejte detyrimet qe kane ndaj publikut edhe ne rastet kur shoqerite nuk ndjekin politike te kujdesshme tarifimi.
Nje nga aspektet me te rendesishme eshte qe AMF te kete mjetet e duhura per t’u siguruar qe shoqerite e sigurimit mbajne provigjone te mjaftueshme per pergjegjesite qe ato kane ndermarre, por sot per sot nuk jane mekanizmat qe AMF ta beje kete detyre.
Zgjidhja qe Shoqata e Sigurimeve te Shqiperise propozon eshte shtyrja e afatit te liberalizimit te tarifave te sigurimit te detyrueshem derisa AMF te hartoje nje program te qarte, si dhe te kete ne dispozicion te gjitha instrumentet e duhura ligjore per te kontrolluar gjendjen financiare te Shoqerive, si dhe te garantoje mbrojtjen e interesave te publikut.
Liberalizimi i tarifave, duke filluar prej muajit shtator 2011 e deri me sot, nuk ka arritur qellimin e tij per te permiresuar sherbimin, por perkundrazi, ka perkeqesuar gjendjen financiare te Shoqerive, ka zvogeluar te ardhurat e tregut te sigurimeve te detyrueshme, duke krijuar pamundesi te pagesave te demeve.
Duke qene larg standardeve te tjera te BE, SHSSH mendon se “liria e ofrimit te sherbimeve” eshte nje standard qe do me shume kohe per t’u arritur, keshtu qe ne kushtet e nje tregu te coroditur te cmimeve te sigurimeve per shkak te “liberalizimit te tarifave” duhet qe Ligji 10076 ka nevoje per ndryshime me esenciale duke amenduar ose shtyre gjithashtu edhe afatin e liberalizimit te tarifave.
Pavaresisht tarifave te liberalizuara te primit te sigurimit te detyrueshem, shoqerite e sigurimit krijojne rezervat teknike dhe provigjonet, jo me pak se niveli i rezervave teknike dhe provigjoneve, te percaktuara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Kjo eshte nje mase per te garantuar qe shoqerite te jene ne gjendje te vleresojne drejte detyrimet qe kane ndaj publikut edhe ne rastet kur shoqerite nuk ndjekin politike te kujdesshme tarifimi
Ne kushtet e nje tregu te lire e rendesishme eshte te monitorohet shendeti financiar i operatoreve per angazhimet qe ata kane ndaj publikut dhe pergjegjesite per te shlyer demet sipas kontratave te lidhura me publikun. Por shendeti financiar i disa operatoreve te sigurimit eshte i dobet dhe kjo eshte arsyeja qe ata kerkojne te grumbullojne para me cmime sa me te lira, gje e cila po demton investitoret e fuqishem evropiane qe kane investuar ne tregun e sigurimeve ne Shqiperi