E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet: 2500 transaksione kuotash dhe aksionesh në 2025-ën, të deklarohen sipas vlerës së tregut

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Administrata Tatimore ka identifikuar rreth 2500 transaksione të shitjes dhe dhurimit të kuotave apo aksioneve gjatë vitit 2025, ndërsa u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të deklarojnë saktë vlerën reale të këtyre transaksioneve në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA).

Sipas Administratës Tatimore, në rastet e shitjes apo dhurimit të kuotave dhe aksioneve, vlera e deklaruar duhet të pasqyrojë vlerën reale të tregut të transaksionit.

Deklarimi i pasaktë i këtyre të ardhurave mund të sjellë rivlerësim të transaksioneve nga autoritetet tatimore si dhe penalitete sipas legjislacionit në fuqi.

Administrata Tatimore rikujton se të ardhurat e realizuara nga shitja apo transferimi i kuotave dhe aksioneve duhet të deklarohen në mënyrë korrekte në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale për vitin 2025.

Po ashtu bëhet e ditur se transaksionet e këtij lloji do të jenë objekt verifikimi dhe analize gjatë vitit 2026 nga strukturat e specializuara të Drejtorisë së Hetimit dhe Drejtorisë së Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›