E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet kontrolle në 9 subjekte imobiliare, paga jo reale dhe evazion në shitjen e apartamenteve

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Në kuadër të planit operacional për sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore e Shqipërisë ka ushtruar kontrolle në 9 subjekte që operojnë si agjenci imobiliare.

Verifikimet u fokusuan në deklarimin e pagave reale, regjistrimin e punonjësve, fiskalizimin e shitjeve dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

Kontrollet konstatuan shkelje të rënda, përfshirë punonjës të padeklaruar, mungesë transparence në çmime dhe moslëshim faturash tatimore.

Administrata Tatimore informoi se si pjesë e hetimit të thelluar, u sekuestruan njësi kompjuterike, nga të cilat rezulton dyshim për evazion tatimor lidhur me çmimet e shitjes së apartamenteve.

Sipas, Administratës Tatimore aksioni nuk është i përkohshëm dhe do të vijojë ndaj subjekteve me risk për nëndeklarim pagash.

Tatimpaguesit në sektorin e ndërtimit ftohen të deklarojnë menjëherë pagat reale për të shmangur masa administrative dhe penale.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›