E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të Mërkurën Ervin Salianji nis foltoret nga Durrësi. Berisha nesër takim me strukturat

Nga e mërkura, ish-deputeti Ervin Salianji do të zbresë në terren për takime me demokratët. Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije ekskluzivisht se Salianji do të nisë foltoret nga qyteti i Durrësit. Siç sqarojnë burimet, Salianji do të zhvillojë takime me demokratët për situatën në PD, pas disfatës në zgjedhjet e 11 majit. 

Krahas takimeve të Salianjit, Report Tv ka mësuar se Berisha do të zhvillojë takime me strukturat duke nisur nga dita e nesërme. 

Takimet e Salianjit në qytetin bregdetar të Durrësit vijnë pas takimit me Alimehmetin dhe të votuarit e tjerë në PD. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›