Të dyshuar për vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir mohojnë akuzat: Nuk e vramë ne

Ka nisur seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Sadete dhe Gazmir Fikut, nënë e bir, të dyshuar për vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në fshatin Godvi të Bulqizës, pasditen e 3 nëntorit.
Të dy të dyshuarit kanë mohuar deri më tani akuzat e ngritura nga prokuroria, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesën për masën e sigurisë.
Ngjarja e rëndë tronditi banorët e zonës, pasi fillimisht familjarët raportuan se 62-vjeçari kishte humbur jetën pas një sulmi nga një ari.
Megjithatë, nga hetimet e policisë dyshohet se viktima nuk është vrarë nga një kafshë e egër, por me armë zjarri.
Reklamë
Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar djali i viktimës, Gazmir Fiku, dhe bashkëshortja e tij, Sadete Fiku, të cilët dyshohen si autorë të krimit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
/vizionplus.tv