E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të dyshuar për zjarrvënie, procedim penal dy shtetasve në Dibër

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë vijuar me intensitet veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien para ligjit të autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.

Si rezultat, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për 2 shtetas, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve. Në Dibër u procedua penalisht shtetasi A.D., 56 vjeç, banues në fshatin Zdojan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kuben”, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi. Në Bulqizë u procedua penalisht shtetasi P.Gj, 70 vjeç, banues në fshatin Çerenec, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Viçisht dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi. Policia e Dibrës apeloi për të gjithë banorët, dhe ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit. Policia e Shtetit është e vendosur të çojë para drejtësisë të gjithë ata që, me dashje apo nga pakujdesia, djegin pyje, kullota, prona private dhe rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, punonjësve të policisë, zjarrfikësve dhe të gjithë të angazhuarve në fikjen e zjarreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›