Të gjitha sindikatat në grevë masive kundër qeverisë
Flet Kol Nikollaj, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë
Anilejda Shëmbitraku
“Në mbështetje të kërkesave të sindikatave territoriale dhe të federatave të profesionit, më datë 29 nëntor në Durrës do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e KSSH-së. Kjo asamble do të dalë me një vendim për të organizuar një grevë të përgjithshme kombëtare, e cila do të zgjasë për aq kohë sa do të zgjasë ‘dimri i vështirë ekonomik’. Duke siguruar jo vetëm për sindikalistët, por dhe për të gjithë komunitetin dhe qytetarët e këtij vendi, një jetë dinjitoze”. Kështu ka deklaruar në një intervistë të dhënë për gazetën “Albania”, Kol Nikollaj, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH). Ai ka sqaruar të gjitha arsyet pse gjendja është bërë e padurueshme për të gjitha sindikatat në vend.
Ju si Konfederatë, si e shikoni zhvillimin ekonomik dhe social në vend?
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e ka ndjekur dhe vazhdon ta ndjekë me shqetësim përkeqësimin e situatës ekonomike dhe sociale të vendit tonë. Fatkeqësisht, kjo situatë çdo ditë e më shumë po degradon dhe politika e ditës po tregon se e ka të pamundur rrugëzgjidhjen e saj. Këtë e themi nisur nga keq qeverisja dhe humbja e shpresës për një jetë dinjitoze me orientim social dhe integrim real europian, e një transparencë të ndershme e pa korrupsion. E themi nga rritja drastike e papunësisë, rritja e çmimeve dhe zhvleftësimit të monedhës vendase nga ndikimi i detyruar i krizës globale. Ekziston një mungesë dialogu social dhe civil me të gjithë aktorët dhe faktorët e interesit që ndikojnë në zhvillimet sociale dhe ekonomike të vendit. Po zhvillohet një politikë e ashpër, primitive dhe konfliktuale që po mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët për realizimin e ëndrrës europiane. Të gjitha këto përkthehen në përkeqësim të jetesës dhe abuzime të tejskajshme të pushtetit. Shembulli më i freskët është miratimi i një buxheti kantieri rrugësh elektorale dhe të përkeqësimit të standardeve të jetesës, sidomos në sektorët jetikë si arsimi, shëndetësia etj.
A shikoni ndonjë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës?
Ky buxhet që ka prezantuar qeveria nuk garanton hapjen e asnjë vendi pune. Fatkeqësisht mund të rritë dhe shifrën zyrtare të manipuluar me 13%. Të nisur nga pseudoreforma që po shkatërron arsimin në tërësi dhe veçanërisht arsimin publik duke minuar me dashje a pa dashje të ardhmen e kombit. Kjo pseudoreformë jo vetëm që e ka futur arsimin në një rrugë pa krye, por po i kthen arsimtarët dhe pedagogët në skllevër të pushtetit jo vetëm duke u hequr pavarësinë e tyre ligjore dhe akademike, por duke abuzuar hapur me liritë dhe të drejtat e tyre, në marrëdhëniet e punës dhe të karrierës.
Më lart folët për reformat në arsim. Po ato në shëndetësi si i shikoni?
Reforma gjysmake dhe e korruptuar në sistemin shëndetësor e ka kthyer këtë sistem në një OJF biznesi, duke humbur thelbin human të shëndetësisë. Por, një problematikë tjetër shumë e madhe është edhe krijimi i monopoleve dhe oligopoleve në energji, naftë, telefoni, transport etj. Këto reforma jo vetëm që kanë deformuar tregun, por janë tërësisht të kontrolluara nga politika. Çdo ditë ndeshemi me manipulime të statistikave, duke fshehur papunësinë, inflacionin, rritjen reale ekonomike, minimumin jetik, shkallën e varfërisë e të tjerë tregues fondamentalë për jetesën qytetare.
Ndërkohë, një tjetër vendim i qeverisë ishte dhe heqja e pagës së 13-të për punonjësit. Si e komentoni ju si kryesindikalist këtë fakt?
Heqja e pagës së 13-të, si një e drejtë e fituar me ligj në Kodin e Punës dhe kontratat kolektive të punës të nënshkruara me sindikatat është një shkelje e hapur dhe e pajustifikuar. Qeveria po bën një manipulim politik dhe elektoral me rritjen e pagave dhe pensioneve, ku në të vërtetë kemi vetëm indeksim të tyre me inflacionin zyrtar dhe jo rritje, por ulje në vlerë nominale. Po shkatërrohet statusi i nëpunësit civil, i cili e ka kthyer administratën shtetërore dhe publike në një batalion militantësh të punësuar me përqindje nëpërmjet marrëveshjeve pseudopolitike në emër të bashkëqeverisjes së integrimit, por për qëllime të qarta për të përfituar ekonomikisht dhe politikisht në kurriz të qytetarëve.
Cilat janë masat që do të ndërmarrë Konfederata e Sindikalistëve të Shqipërisë?
KSSH e ka ngritur zërin dhe do të luftojë duke përdorur të gjitha rrugët e mjetet demokratike për të ndaluar këto veprime dhe për të siguruar mirëqenie e integrim social për të gjithë punëtorët dhe komunitetin në përgjithësi. Presidenca Ekzekutive e KSSH-së ka vendosur të shpallë të prishur paktin social me qeverinë duke kërkuar ndryshim qeverisje dhe ndryshim të raporteve dhe të marrëdhënieve të qeverisë me sindikatat. Në mbështetje të kërkesave të sindikatave territoriale dhe të federatave të profesionit, më datë 29 nëntor, në Durrës do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e KSSH-së. Kjo asamble do të dalë me një vendim për të organizuar një grevë të përgjithshme kombëtare, e cila do të zgjasë për aq kohë sa do të zgjasë “dimri i vështirë ekonomik”. Duke siguruar jo vetëm për sindikalistët, por dhe për të gjithë komunitetin dhe qytetarët e këtij vendi, një jetë dinjitoze.
DËSHTIMET
“Vendimet e qeverisë që kanë zhgënjyer qytetarët”
Mosmiratimi i ligjit për moshën e tretë dhe përkeqësimi i ndjeshëm i gjendjes ekonomike dhe shëndetësore, shoqëruar kjo me dështimin dhe rënien e skemës së sigurimeve shoqërore jo vetëm që po përkeqëson buxhetin social të shtetit, por po rrezikon që breza të tërë të mbeten pa pension. Mungesa e rendit dhe e qetësisë, shtimi në mënyrë të frikshme i vrasjeve, vetëvrasjeve, aksidenteve etj., e kanë bërë të pasigurt jetesën e qytetarëve dhe fatkeqësisht po i terrorizon ata nga ana psikologjike. Moszgjidhja e konflikteve të pronësisë dhe abuzimi e korrupsioni galopant me pronat po e mban peng Shqipërinë europiane, mashtrimi me kthimet, kompensimet, legalizimet dhe njohjet reale të pronarëve faktikë e kanë humbur besimin e qytetarëve te qeverisja e vendit. Mospërmbushja e interesave të shtresës së vuajtur të të persekutuarve politikë si dhe përdorimi i tyre në emër të demokracisë dhe antikomunizmit kanë krijuar probleme të pariparueshme te kjo shtresë, që edhe pse pas 20 viteve demokraci, vazhdon të persekutohet nga tutorët e tyre komunistë. Manipulimi dhe mashtrimi për pension të parakohshëm dhe status të veçantë për profesionet e vështira industriale si minatorët, metalurgët, naftëtarët, gjeologët, kimistët, detarët, peshkatarët, si dhe ish–ushtarakët, që për nga profesioni janë krenaria e atdheut, jo vetëm që kanë humbur shpresat te kjo qeverisje, por tashmë ato e kanë bashkuar dhe unifikuar zërin e protestës së bashku me ne. Taksimi i sheshtë si një taksim komunist dhe abuzimi me taksat dhe tatimet nëpërmjet referencave të famshme e korrupsionit në këtë sektor, po shterojnë të ardhurat dhe po rritin informalitetin që ndikon direkt në kurrizin e taksapaguesve. Keqpërdorimi i biznesit për qëllime politike, lëshimet reciproke dhe korrupsioni politik e ekonomik e kanë bërë problematike dhe të pasigurt zhvillimin normal të tij, sidomos në drejtim të konkurrencës së pandershme, mosmiratimit të amnistisë fiskale e mosmiratimit të gjykatave administrative.
22 Nentor 2010