“Të hetohet prokurorja Gjeli”/ Ndërtimet në Theth, qeveria dërgon dosjen në ILD dhe KLP

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.
Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.
“Kërkim i nisjes së procedimit disiplinor ndaj prokurores së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, znj. Elsa Gjeli”, thuhet në krye të shkresës së ministrit Manja, dërguar institucionit të ILD-s ëdhe kreut Artur Metani.
Manja ka dhënë shpjegimet proceduriale dhe juridike.
“Me vendimin e datës 30.05.2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër është vendosur mosfillimi i procedimit penal për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, për materialin hetimor të dërguar në këtë prokurori nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër”, thuhet ndër të tjera në shkresë./abcnews.al