E Martë, 3 Nëntor 2026

“Të lëmë mënjanë çdo ndasi të vjetër politike”, Braiumllari kërkon votën më 11 maj: Të mbështesim PS dhe Ramën për pasaportën europiane

Endrit Braimllari kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën ka postuar ditën e sotme një video në rrjetet e tij sociale ku bën thirrje për mbështetje në fushatën e elektorale.

Braimllari, i njohur më parë si ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, por që sot pjesë e listës së PS-së, ka thënë se do duhet të lëmë ndasitë e vjetra politike. Sipas tij duhet të inkurajojmë mbështetjen për Edi Ramën, me qëllim marrjen e pasaportës europiane.

‘Falënderime për çdo qytetar për mesazhet inkurajuese, mbi angazhimin tim në Partinë Socialiste!

Le të lëmë mënjanë çdo ndasi të vjetër politike, sepse rruga europiane e vendit kërkon mbështetje maksimale nga të gjithë.

Le të mbështesim Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama, me qëllim që pasaporta europiane të bëhet realitet.-shprehet Braimllari në video.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›