Të nderuar deputetë, Paketa fiskale e paraqitur për shqyrtim dhe aprovim në Kuvend është produkt i një procesi përgatitor,i cili ka shënuar përmirësim të dukshëm të parametrave si
Të nderuar deputetë,
Paketa fiskale e paraqitur për shqyrtim dhe aprovim në Kuvend është produkt i një procesi përgatitor,i cili ka shënuar përmirësim të dukshëm të parametrave si në;
·Thellësinë e analizës, realizimit dhe përshtatjes së treguesve financiarë me objektivat e zhvillimit, sipas programit të qeverisë së mazhorancës dhe Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit me mbështetjen e BB dhe FMN
Por edhe në lidhje me
·Parametrat demokratike të hapjes, transparencës e konsultimit të gjerë me publikun dhe grupet e tij të interesit, duke filluar që nga nivelet e poshtme të administratës publike, në nivelet e larta të tij duke përfunduar me të njëjtat karakteristika deri në këtë seancë plenare
Paketa fiskale e Qeverisë
Paketa fiskale e paraqitur nga qeveria realizon një përmirësim dhe harmonizim të mëtejshëm të sistemit tatimor dhe doganor, duke cuar më tej reformat fiskale të ndërmarra nga mazhoranca këto vite, por duke qenë njëkohësisht një hap i ndërmjetëm në objektivin e arritjes së standarteve më të avancuara, që janë tashmë një pjesë e programit tonë zhvillues dhe integrues afatmesëm. Efektet e paketës fiskale do të jenë të dukshme në drejtim të:
a) Në nivelin Kombëtar të Fiskut
1.Uljes, balancimit ose optimizëm të një grupi tatimesh, taksash dhe tarifash doganore, të cilat do të kenë efekte të drejtpërdrejta pozitive në ekonomi, duke iu përgjigjur si prioriteteve zhvilluerse, ashtu edhe atyre integruese
2.Rritjen e efektivitetit dhe eficencës të administrimit të të ardhurave tatimore dhe doganore
3. Uljen e kostos burokratike të administrimit tatimor
4. Rritjen e transparencës së procedurave dhe uljen e evazionit fiskal e për rrjedhojë një zbatim më të drejtë dhe pa deformime të sistemit tatimor dhe doganor, që është njëkohësisht dhe një faktor kryesor i garantimit të konkurencës së ndershme
Arritja e objektivave të politikës ekonomike dhe fiskale të kësaj pakete garantohen edhe nga një proces kompleks reformimi dhe përmirësimi që po kryhet në administratën tatimore dhe doganore, rezultatet e të cilit po i prekim tashmë.
Ju rikujtoj se kjo paketë fiskale mbështet një buxhet realist që do të shqyrtojmë pas një jave, 80 % e alokimeve financiare të të cilit shkojnë në dobi të shtresave në nevojë, të nënpunësve civilë, në qendër dhe qeverisjen vendore, të komuniteteve që kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit për të pestin vit me radhë. Për rrjedhojë kjo paketë siguron një rritje të ndjeshme dhe realiste me mbi 15% të të ardhurave në krahasim me vitin 2002. Kjo rritje vjen nga këto përmirësime që sjell paketa fiskale pa rritur në tërësi presionin fiskal. Në vecanti, dua të theksoj se përmirësimi i administrimit fiskal është një kontribues i rëndësishëm i rritjës së të ardhurave, me një kontribut rreth 1/3 në këtë rritje.
b) në nivelin vendor të fiskut
· Transformimit të disa tatimeve të taksave nga kombëtare në vendore
· Përmirësimin e bazës dhe nivelit orientues të taksave vendore duke iu përgjigjur domosdoshmërisë së ndryshimit që ndikojnë, qoftë principet e decentralizimit fiskal, ashtu edhe trendet ekonomike e demografike të viteve të fundit. Në këtë mënyrë krijohen mundësi për një përfshirje të gjerë autonome të komunave , në lidhje me nivelin e taksave, bazën e tyre dhe me përdorimin e kontributeve lokale në dobi tyë zhvillimit.
· Krijimin e një hapësire të gjerë të vendimmarrjes autonome të bashkive dhe komunave në lidhje me nivelin e taksave dhe bazën e tyre
· Njëkohësisht rritjen e rolit dhe përgjegjësive të bashkive dhe komunave në administrimin e burimeve të tyre fiskave dhe jo fiskale të të ardhurave
· Garantimin e një risku minimal dhe plotësisht të menaxhueshëm të këtij hapi të madh decentralizues, nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë institucional mes administratës fisale vendore dhe asaj qendrore
Për rrjedhiojë të ardhurat nga burimet vendore në vitin 2003 do të zënë rreth 56% të totalit të shpenzimeve vendore, nga 24% që ato zinin në vitin 2002. Ky hap i rëndësishëm fiskal pritet që të ketë efektet e tij pozitive, jo thjesht në fushën e financave publike vendore, por vecanërisht në rritjen e efektivitetit të qeverisjes vendore, të përafrimit më të mirë të prioriteteve të komuniteteve me vendimmarrjen, si edhe njëkohësisht të përgjegjshmërisë së qeverisjes vendore përballë komunitetit.
Paketa fiskale është pregatitur nga qeveria, mbështett në ekspertizën dhe kapacitet në rritje të administratës civile, për të cilën janë bërë dhe po bëhen investime të rëndësishme në burimin njerëzor dhe në sistemin e monitorimit dhe informimit. Ajo është pregatitur edhe me mbështetjen e specializuar të partnerëve ndërkombëtarë dhe këtu dua të citoj FMN, që e asistoi dhe supervizoi pregatitjen e kësaj pakete fiskale të cilën e konsideron vecanërisht si provë të ndjekjes të një politike konstante për të zgjeruar bazën e tatueshme, si një hap shumë të rëndësishmë që lufton evazionin dhe përmirëson partneritetin në sektorin privat
Paketa fiskale më shumë se cdo vit tjetër është pregatitur nga qeveria në konsulencë dhe bashkëpunim me grupet e interesit të publikut, vecanërisht me komunitetin e biznesit. Qeveria ka qenë e hapur në këtë drejtim dhe njëkohësisht vlerëson kontributet pozitive, të ardhura nga ky bashkëpunim. Njëkohësisht, qeveria ka qenë e kujdesshme që ky bashkëpunim të mos shndërrohet në deformim të politikave për shkak të interesave të ngushta dhe kundër publikut dhe zhvillimit në tërësi. Unë si kryeministër dhe kryetar i mazhorancës kam nxitur dhe mbështetur dhe sot konstatoj me kënaqësi se paketa fiskale është përmirësuar më tej në Kuvend në disa anë të vecanta, por edhe të rëndësishme të saj. Në vecanti, optimizimet, balancimet, ose uljet në akcizën e birrës, në akcizën e karburanteve, në taksat ambjentale apo në taksat vendore janë disa kontribute mjaft të rëndësishme të procesit parlamentar të diskutimit të paketës fiskale, plotësisht në harmoni me programin qeverisës të maxhorancës. Këto përmirësime janë produkt i punës impenjative të komisioneve të Kuvendit dhe të ekpertëve pranë tij, në bashkëpunim me ekspertët e qeverisë, por edhe vecanërisht me përfaqësuesit e komunitetit dhe biznesit. Kuvendi ka mundësuar në këtë rast përdorimin maksimal të mundshëm të instrumentave të tij konsultues, duke shmangur njëkohësisht, rriskun e deformimeve prej interesa të ngushta. Më lejoni gjithashtu, të falenderoj në vecanti kontributin e deputetëve të opozitës, pamvarësisht qëndrimit përfundimtar politik të saj. Unë besoj se pjesa e fundit e sugjerimeve të z.Bode, që është shprehur në draftamendamentet e paketës, vecanërisht po vlerësohet edhe tani si kontinuitet i sugjerimeve në komisionin e ekonomisë dhe besoj se mjaft gjër ado të merren parasysh. Si përfundim, i gjithë procesi i përgatitjes së paketës fiskale së bashku, dhe e lidhur organikisht me projektbuxhetin e vitit 2003, tregon se ne kemi arritur së bashku një përmirësim rrënjësor e të prekshëm nga taksapaguesit shqiptarë të procesit të hartimit të politikave të financave publike, duke filluar që nga nivelet më të ulëta ateknike e profesionale e deri në nivelet më të larta të vendimmarrjes politike në qeveri dhe Kuvend.
Duke vlerësuar dhe besuar në këto arritje, kam bindjen se do të votojmë së bashku këtë paketë fiskale dhe po kështu do tyë votojmë edhe projektbuxhetin e shtetit.