E Martë, 3 Nëntor 2026

Të paktën 16 të plagosur ndërsa Irani lëshon breshëri raketash në Izrael pas sulmeve amerikane

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani goditi Haifën pak kohë pasi bombarduesit emrikanë sulmuan centralet bërthamore të Iranit, raportojnë mediat izraelite. Në njoftim thuhet se sirenat e alarmit, ndryshe nga herët e tjera, nuk u dëgjuan në qytetin verior fillimisht.

Më vonë, aktivizimi i sirenave në Izraelin verior tregon njofton se Irani nisi të lëshojë breshëri raketash balistike te cilat shkaktuan te pakten 16 te p[lagosur sipas vleresimeve te para.

Civilët në zonat ku bien sirenat udhëzohen të qëndrojnë në strehimore kundër bombave deri në njoftim të mëtejshëm.

Komanda e Frontit të Brendshëm të IDF-së thotë se civilët mund të largohen nga strehimoret pas sulmit me raketa balistike të Iranit.

Të paktën 27 raketa u lëshuan në sulm në dy seri, duke shkaktuar shkaterrim dhe deme te shumta në Haifa dhe në Izraelin qendror.

Breshëria e parë përfshinte 22 raketa, dhe e dyta përbëhej nga pesë, sipas vlerësimeve të IDF.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›