E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit, kalon ligji per kompensimin Rozeta Rapushi

Miratohen me debate ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise ndryshimet ne ligjin per demshperblimin e ish te perndjekurve politike. Opozita nuk pranoi te votoje ndryshimet qe parashikojne qe rreth 400 ish te perndjekur politike, mbi 85 vjec te demshperblehen me procedura me te pershpejtuara se pjesa tjeter. "Ndryshimet qe keni sjelle nuk do te jene te mundshme te zbatohen ashtu sic mund te keni zbatuar edhe vendimet apo ligjin e meparshem, kur vijne ketu vetem per arsye demagogjike te momentit. Do te japim nje mendim patjeter do te shprehemi ne seance, pasi te kemi marre te gjitha te dhenat qe folem ketu dhe ju kerkuam", - u shpreh deputetja e PS-se, Mimi Kodheli. Por, sipas mazhorances, para se te flase apo kundershtoje nje nisme te tille, Partia Socialiste dhe kryetari i saj duhet te denonin krimet e komunizmit. "Perpara se te flisni per kete ligj dhe kete shtrese, minimumi qe ju dhe partia juaj, ju apo kryetari juaj duhet te kishit bere, ishte qe te benit nje deklarate per te denuar krimet e regjimit ndaj kesaj shtrese te vuajtur dhe te persekutuar. Por ju nuk mund t'i denoni se brenda jush keni sot e kesaj dite edhe ekzekutore edhe pjella te ekzekutoreve te asaj kohe", - replikoi demokrati Flamur Noka. Por, nga ana tjeter, socialistet theksuan faktin se projektligji eshte nje tjeter demagogji e mazhorances, e cila nuk do te mund te zbatohet, pasi nuk mund te perfitojne te gjithe. "Kjo do te mbese nje plage shoqerore, ne qofte se nuk mblidhni mend dhe filloni te demshperbleni vetem ata qe kane vuajtur fizikisht vete. Ne qofte se mendoni se do t'i kompensoni te gjithe, me pjese pjesore, ata qe duhet ta meritojne plotesisht, ata kane per ta humbur. Per mua kjo eshte e turpshme", - u shpreh Arben Malaj. Sipas tij, PS ka reaguar qe ne fillim ndaj projektligjeve qe mazhoranca ka propozuar, duke bere apel qe te mos i genjeje me kete shtrese te shoqerise. "Ne ju kemi sqaruar moralisht qe te mos i genjeni keta njerez. Tani jemi ne fazen qe ju si qeveri duhet te pergjigjeni per ligjin qe keni miratuar, sa e keni zbatuar, sa e keni zbatuar? E ne vend ta beni kete, shtoni grupe te tjera", - vijoi Malaj. Ne replike me te, Kryetari i Komisionit, Edmond Spahoi, akuzoi opoziten se kur ishte ne pushtet, nuk beri asgje per ish te perndjekurit politike. "Turp duhet te kene ne fakt ata qe i kishin mundesite dhe gjate kohes qe e drejtuan kete vend, se paku te kishin marre masa, qe nje pjese te kesaj demagogjie qe thone sot, ta kishin zbatuar ne ate kohe, pasi eshte detyrim qe ka e gjithe shoqeria. Nese behet fjale per genjeshtare, genjeshtare jane ata qe bene sikur do te demshperblenin kete pjese dhe nuk e bene", - replikoi Spaho. Me gjithe debatet, PS nuk votoi me argumentet se nisma ligjore, eshte demagogji dhe nuk ka garanci financiare.

PROJEKTLIGJI

Ndryshimet ne ligjin per demshperblimin e te perndjekurve

Demshperblim total i shumes per te gjithe ish te perndjekurit politike qe jane mbi 85 vjec.

Ulja e afatit nga 8 vite, mundesisht deri ne 4 vite, te te gjithe ish te perndjekurve qe jane gjalle.

Vendosja e afatit te perfitimit per kete kategori, nga 30 nentori 1944 me 25 tetor 1944 per te pushkatuarit me gjyq, duke rritur numrin e perfituesve ne ligj.

Njohjen e demshperblimit te ish-te denuarve nga nenet 64 apo 67 per terrorizem ne kohen e diktatures komuniste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›