E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë ndaj Konsullatës së SHBA-së në Toronto, nuk raportohet për të lënduar

Konsullata e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në qendër të Toronto është bërë shënjestër e të shtënave me armë zjarri herët në mëngjesin e së martës, njoftoi policia.

Në një postim në X (Twitter), policia e Torontos tha se oficerët iu përgjigjën raportimeve se dikush kishte qëlluar me armë drejt ndërtesës së konsullatës, e cila ndodhet pranë “Queen Street West” dhe University Avenue, rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti prova që tregonin se ishte shkrepur një armë zjarri.

Sipas policisë, nuk ka raportime për persona të lënduar. Në një tjetër njoftim pak para orës 07:00, autoritetet thanë se ende nuk kishin informacion për një të dyshuar.

Policia vazhdon hetimet në vendngjarje dhe një pjesë e University Avenue është mbyllur për qarkullimin e automjeteve pranë konsullatës. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›