Të shtëna me armë në Athinë, plagoset 36-vjeçari shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë mbrëmjen e sotme në rrugën Lenorman, në lagjen Kolonos të Athinës.
Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se para plagosjes me armë zjarri, ai është konfliktuar me dy persona të tjerë.
Ai u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me ngjarjen janë ndaluar dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet për momentin.
Sa i përket të plagosurit, shtetasit shqiptar, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Attikon, me dy plumba në zonën e barkut.