E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në Gjermani, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë në Gjermani.

Sipas “Bild”, dy burra janë gjetur nga policia në një garazh në zonën e Essen.

Ata u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani, ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›