E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në Kune të Shëngjinit, plagoset 1 person

Një person ka mbetur i plagosur në zonën e Kunes në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 në një kompleks në zonë, ku shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç, është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

I plagosuri është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta hetimore, policia ka identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

“Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›