Të shtëna me armë në Shkodër, një i vrarë

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në qendër të Shkodrës mbrëmjen e së enjtes.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe në vendngjarje ka mbërritur policia.
Viktima është identifikuar si Kristian Kola, 34 vjeç.
Sipas informacionit paraprak, dy autorë të veshur me të zeza, që lëviznin me motor, kanë qëlluar drejt viktimës. Aktualisht, grupi hetimor po punon në terren për zbardhjen e rrethanave, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.
/vizionplus.tv