E Martë, 3 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në New York, humb jetën një person

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në New York, ku si pasojë ka humbur jetën një 74-vjeçar dhe është lënduar një 44-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, 44-vjeçari është transportuar në spital. Personi i armatosur u larguar me vrap pas të shtënave.

Burime policore thonë se të shtënat dyshohet se janë të lidhura me aktivitetin e trafikut të drogës.

Policia thotë se autori i ngjarjes u pa për herë të fundit i veshur me një xhaketë të zezë, maskë dhe doreza të bardha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›