E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shoqërohen katër persona në Polici

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq të Tiranë.

Nga të shtënat, që dyshohet se janë shkrepur nga një armë gjahu nuk raportohet për persona të lënduar. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar katër persona, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar dinamikën e të shtënave dhe për të përcaktuar përgjegjësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›