E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në aksin Elbasan-Librazhd, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur këtë të martë, më 5 maj, në aksin Elbasan-Librazhd, ku është raportuar për të shtëna armësh.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Ura e Lizës, në afërsi të një banese.

Sipas informacioneve të policisë një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Forcat e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet të zbardhin detaje të mëtejshme mbi atë që ka ndodhur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›