E Premte, 6 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në një zyrë postare në SHBA, tre të plagosur! Arrestohet i dyshuari (VIDEO)

5 Nëntor 2026 | 18:08

Një alarm u dha në qytetin Des Moines , Iowa, në SHBA të enjten në mëngjes pas një incidenti me të shtëna në një zyrë postare pranë qendrës së qytetit, që rezultoi në plagosjen e tre personave.

Sipas policisë, tre të plagosurit u transportuan në spital, ndërsa një i dyshuar u vu në pranga pak metra larg ndërtesës ku ndodhi incidenti.

“Morëm disa telefonata nga persona që ndodheshin brenda zyrës postare, të cilët raportuan se dikush po qëllonte me armë në katin e dytë”, deklaruan autoritetet për gazetarët.

Sipas vlerësimeve paraprake, plagët e tre viktimave nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e të dyshuarit dhe të personave të plagosur.

Zyra postare ndodhet në veri të qendrës së Des Moines, rreth 1.6 kilometra larg Kapitolit të Ajovës, ku janë të vendosura institucionet legjislative të shtetit.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë në Turqi, 7 viktima dhe një i plagosur! Autori në kërkim

Të shtëna me armë në Turqi, 7 viktima dhe një i plagosur! Autori në kërkim

Bill Gates zbulon 4 profesionet që do t’i rezistojnë inteligjencës artificiale

Bill Gates zbulon 4 profesionet që do t’i rezistojnë inteligjencës artificiale

Putini pret në Kremlin sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit

Putini pret në Kremlin sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›