E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shtënat me armë në Vaun e Dejës, shoqërohet në polici Safet Bajri

Është shoqëruar në polici ditën e sotme Safet Bajri. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Bajri është ndaluar në Lezhë ndërsa ka qenë duke lëvizur me një mjet të blinduar.

Policia e Lezhës e ka ndaluar pas urdhërit të lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës, ku Safet Bajri pritet të merret në pyetje për një ngjarje të ndodhur në fshatin Rranxë në Bushat, ku u qëllua me armë në drejtim të një mjeti të blinduar.

Safet Bajri është një i emër i njohur për policinë, ku shpesh ai lidhet me ngjarje të rnda kriminale të ndodhur në Shkodër ku ka patur disa herë akuza në drejtim të tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›