Të ulet pëdorimi i parave cash, Rama: Pagesa elektronike e detyrueshme për çdo biznes brenda 2026

Në mbyllje të vitit 2025, Rama zhvilloi mesditën e sotme në Kryeministri konferencën e fundvitit në praninë e gazetarëve.
Rama njoftoi krijimin e ALB TRACE dhe masat për uljen e përdorimit të cash-it, duke paralajmëruar se deri në qershor 2026 bizneset në turizëm dhe transport do të duhet të ofrojnë pagesa elektronike.
“Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash-in në ndërveprimet ekonomike të vendit. Janë vendosur disa limite si fillim. Deri në qershor të vitit të ardhshëm, çdo biznes që operon në turizëm dhe transport duhet të operojë me patjetër format e pagesës elektronike. Brenda 2026, çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë forma alternative pagesash që kushdoqoftë të paguajë me kartë“, tha Rama.
/vizionplus.tv