E Diel, 1 Nëntor 2026

Të vrarë e të plagosur nga sulmet iraniane, Presidenti i Izraelit: Një mëngjes shumë i trishtuar dhe i vështirë

Dhjetë persona kanë vdekur pas sulmeve me raketa iraniane gjatë natës mbi Izrael, thonë zyrtarët.

Policia thotë se gjashtë persona u vranë në qytetin Bat Yam, në jug të Tel Avivit, përfshirë dy fëmijë.

Shtatë persona rezultojnë të zhdukur dhe shërbimet e emergjencës po kërkojnë në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Katër persona kanë vdekur gjithashtu në sulmet në qytetin verior arab të Tamrës, sipas shërbimeve të urgjencës dhe spitalit lokal.

Presidenti i vendit, Isaac Herzog, në një postim në platformën X, tha se është “një mëngjes shumë i trishtuar dhe i vështirë”.

“Sulmet kriminale iraniane” vranë dhe plagosën “hebrenj dhe arabë, qytetarë izraelitë dhe emigrantë të rinj, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, gra dhe burra”, thotë Herzog.

Ai shton: “Ndaj dhimbjen e thellë të familjeve dhe pikëllohem për humbjen e tmerrshme. Lutem për shërimin e të plagosurve dhe gjetjen e të zhdukurve. Do të vajtojmë së bashku. Do ta kapërcejmë së bashku.”/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›