E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tedi Blushi e goditi me grusht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Halit Valteri bën kallëzim në komisariat

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me incidente, ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike.

Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka gjuajtur me letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe më pas ka goditur me grusht Halit Valterin.

Burime bëjnë me dije se Valteri ka bërë kallëzim ndaj Blushit në komisariatin nr.1 të Tiranës.

Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj ka reaguar duke thënë se do të kërkojë zbatimin e ligjit.

Nga ana tjetër, kreu i PL, Ilir Meta ka thënë se ishin Veliaj dhe Valteri ata që e sulmuan Blushin. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›