E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tekniku i njohur kroat do të jetë trajneri i ri i Arbër Hoxhës

Dinamo e Zagrebit, ekip ku luan Arbër Hoxha, anësori i kombëtares tonë, largoi nga pankina pak ditë më parë Sergej Jakirovic, pas humbjes së thellë në Champions League ndaj Bayern Munchen.

Klubi kroat, pasi u refuzua nga Conceicao, tashmë ka nisur identifikimin e emrave të tjerë, që mund të ulen në pankinë.

Favorit për momentin është Nenad Bjelica. Trajneri kroat ka një të shkuar edhe në Itali në  stolin e Spezias, në sezonin 2014-15, ndërsa edicionet e fundit ka udhëhequr Union Berlin, Trabzonspor dhe Osijek.

Edhe për Dinamon do të ishte një rikthim, pasi Bjelica ka qenë tashmë trajner i këtij ekipi, nga viti 2018 deri në vitin 2020.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›